-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia nuk i kërkon shtetasit e saj që arrestohen në Kosovë

Kryesoret

Mund të cilësohet edhe “strehë” për kriminelët e kërkuar nga Serbia.

Katër shtetas serbë, me fletarrestim nga agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol, janë arrestuar këtë vit në Kosovë – i fundit më 30 tetor.

Por, dy prej tyre tashmë janë liruar, pasi kanë kaluar periudhën prej 40 ditësh në paraburgim – aq sa e parasheh Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar i Kosovës – dhe Kosova nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Serbia për ekstradimin e tyre.

Dy vendet kanë Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj lë për të dëshiruar.

I dënuar, por i lirë

J.P., i kërkuar dhe i dënuar në Serbi për korrupsion, është kapur nga autoritetet e Kosovës muaj më parë, në bazë të një fletarrestimi të Interpolit.

Ligji për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale thotë se në çdo rast kur Kosova arreston një shtetas të huaj në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, atij i caktohet masa e paraburgimit prej 40 ditësh në pritje të kërkesës formale për ekstradim nga shteti që e ka lëshuar fletarrestimin ndërkombëtar.

J.P. nga Novi Sadi – identitetin e të cilit Radio Evropa e Lirë e ka të plotë – është liruar pas 40 ditësh, pasi shteti serb nuk ka shfaqur interesim për pranimin e tij, edhe pse është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për rastin e tij.

“Pala serbe nuk do të bashkëpunojë as për personat që i ka shpallur vetë në kërkim”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, Gazmend Çitaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit