Jeta parlamentare e bllokuar. E mërkura do të jetë sërish një ditë e tensionuar në Kryesinë e Kuvendit.
Sot është parashikuar që ministri i Financave, Ervin Mete të prezantojë projektbuxhetin e vitit 2024 në Konferencën e Kryetarëve ku pjesë është edhe Gazment Bardhi në cilësinë e kryetarit të grupit të PD-së.
Por deputeti demokrat dje u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të incidenteve që ndodhën ditën e hënë në parlament.
Megjithatë, pavarësisht masës së përjashtimit, Bardhi ka shkuar për të marrë pjesë duke mos e njohur vendimin.
“Për çfarë më kë përjashtuar ti mua, çfarë kam bërë? Po ti ke dy muaj që shkel rregulloren”-i drejtohet Bardhi, Nikollës.
Bashkë me të, në Kryesi ka shkuar edhe Sali Berisha me pjesën tjetër të deputetëve të grupit që ka në krah duke kërkuar të jenë pjesë e Konferencës së Kryetarëve.
Deputetët nuk janë lejuar që të futen brenda. Jashtë ka pasur debat dhe tension.
Bardhit i mbyllet dera! Berisha merr “përforcime” dhe futet në Kryesi