40-vjeçar i cili u rrëzua ditën e sotme në Dhërmi ka humbur jetën. Punëtori Artan Ndini dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia në një ndërtesë tek e cila punonte.
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Punëtori bie nga lartësia në Dhërmi, 40-vjeçari përfundon në spital
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56 ndërsa i plagosuri u transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.