Partia Socialiste mblodhi sot pasdite Asamblenë e Zgjeruar në Fier, ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë takim Rama ka reaguar për herë të parë mbi akuzat penale ndaj Sali Berishës.
Berisha u mor i pandehur për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe ka nisur akuzat ndaj kryeministri se fshihet ai pas akuzave të SPAK.
Por Rama duke folur sot nga Fieri ka reaguar për herë ta parë dhe i ka dërgur mesazh Berishës se nuk fshihet ai pas SPAK.
“Këtu ka dy, sipas meje, pozicione të dallueshme në mexhelisin e debatit publik. Njëri është që drejtësinë e soli SHBA. Tjetri është se nuk ka drejtësi të re, por një SKAP që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta,” tha Rama.
Rama apel prindërve: Fëmijët me nota të ulëta mos i çoni në Universitet, jepini zanat