Moti i keq në vend me stuhi, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike, rrufe ka vijuar edhe përgjatë natës dhe ditës së sotme në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike, ndërsa në disa zona ka patur rënie gurësh dhe inerte duke bllokuar rrugët.
Stuhia “Ciaran” ka shkaktuar probleme të shumta edhe në Tiranë. Kaos në rrugë. Prurjet në lumin Lana janë rritur dhe niveli është në kufijtë e saj. Dje doli nga shtrati tek “Pallati me Shigjeta”. Më poshtë përmes fotove po ju sjellim fragmente nga situata në Tiranë, ku njerëzit vrapojnë për të shpëtuar nga reshjet e dendura.
“Do të vërshojnë lumenjtë…”! Moti i keq, flet sinoptikani: Çfarë pritet në orët në vijim?