-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 të vdekur dhe një i zhdukur! Ku dhe si lindi stuhia “Ciaran”?

Kryesoret

Stuhia “Ciaran” të premten dhe të shtunën goditi mes disa shteteve edhe Shqipërinë duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim dhe dëme. Stuhia shkaktoi dëme të shumta në Itali, por edhe 7 viktima, ndërsa fati i një të zhdukuri ende nuk dihet.

“Ciaran” është ngjarja meteorologjike më intensive e vitit 2023, e cila u formua pas përplasjes midis masave të ajrit të ftohta dhe të ngrohta në Atlantikun perëndimor. Cikloni u përhap në pjesën më të madhe të Evropës, me erëra deri në 120 kilometra në orë dhe stuhi.

Sipas meteorologut italian, Gianni Messeri “stuhia lindi për shkak të përplasjes midis masave të ajrit të ftohta dhe të ngrohta. 

Në fakt, vepron kontrasti midis masave ajrore me origjinë të ndryshme dhe natyrës si shkaktues i paqëndrueshmërisë atmosferike, duke favorizuar lëvizjet e ajrit që shkaktojnë reshje.

Ne mund ta përkufizojmë këtë stuhi si shumë të fortë në përgjithësi, por sigurisht të jashtëzakonshme për shkak të presionit jashtëzakonisht të thellë që u arrit” tha ai. Stuhia “Ciaran” pritet të përfundojë mes të dielës dhe të hënës, shkruan TGCom.

Mes ujit dhe stuhisë! Zjarrfikësi merr në krah foshnjën (FOTO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit