Një 43-vjeçar shqiptar, mbrëmjen e së shtunës është gjetur i vdekur në Hania, Greqi.
Sipas ERT, burri fatkeq që po qëndronte në një dhomë akomodimi në Galatas është pikasur nga pronari.
Trupi i tij është transportuar me autoambulancë në spitalin e Chanias, për të kryer autopsinë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.