-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari u vra në punishte, autori e qëlloi me pistoletë me silenciator, detaje

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Kaludio Myrtaj në Itali.

Ai është gjetur i vrarë me armë zjarri në Itali, në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto në një punishte artizanale me plagë arme zjarri në kokë.

I mbërritur në Itali rreth dy vjet më parë, Myrtaj ishte punëtor në kantieret e rrugëve, duke bashkëpunuar herë pas here edhe me një zejtar vendas.

Sipas mediave italiane, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.

Vritet i riu shqiptar në Itali, u gjet brenda punishtes

Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari, i cili shkoi për të blerë benzinë për traktorin.

Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin. Për këtë arsye hetimet janë kategorizuar si vrasje me paramendim.

Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.

EMRI/ U gjet në një punishte artizanati, vritet shqiptari në Itali

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit