-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pesë komisione/ Cili është plani “B” i opozitës për t’i bllokuar?

Kryesoret

Dita e sotme do të jetë intensive, pasi do të ketë pesë komisione me fokus buxhetin e vitit 2024. Por opozita ashtu sikur ka paralajmëruar nuk do të lejojë zhvillimin e jetës normale parlamentare nëse nuk plotësohen tre kushtet; ngritja e komisioneve hetimore, shqyrtimi i nismave ligjore dhe bashkë-kryetari i reformës zgjedhore. Urdhri është i qartë; bllokohen komisionet si javën e kaluar. Por PS duket se u ka prishur planin, të paktën te Komisioni i Ekonomisë që ashtu si ditën e premte do ta kalojë online.

Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, datë 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim” njofton komisioni i Ekonomisë. Ende nuk dihet si do të veprohet me komisionet e tjera dhe cili do të jetë hapi tjetër i opozitës duke qenë se shumica i “dogji” planin e parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit