-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dreqi fshihet në detaje”! Krasniqi do draftin, Haradinaj: Unë e pashë Asociacionin

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të martën ka përmbyllur vizitën e tij dyditore në Kosovë, duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive opozitare dhe me ambasadorët e akredituar në Kosovë, me të cilët ka biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që u është prezantuar në fund të tetorit Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë kësaj vizite, Lajçak nuk u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkuan që të dinë më shumë hollësi rreth draft-statutit dhe u ankuan se po mbahen “në terr” për shkak të mosprezantimit të dokumentit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pretendoi se në takim opozitarëve u është prezantuar draft-statuti dhe të njëjtin e kanë lexuar në tërësi.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se “shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezente për arsye se nuk jemi të njoftuar në detajet, e siç thotë një shprehje ‘dreqi fshihet në detaje’, neve na duhet të shohim detajet”, deklaroi Krasniqi.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se në takim ka përsëritur angazhimin e partisë së tij për dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Por, për dallim nga dy opozitarët e tjerë, kryetari i AAK-së Haradinaj tha se e “ka parë draft-statutin”. “E kemi lexuar draft [statutin] në tërësi. Ai shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni ua ofron komunave me shumicë serbe, kuptohet, çdo herë duke iu Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit