-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjerin Ndreu: Raca e bardhë ariane e PD, ka hallin e afrikanëve që do pushtojnë kalanë e Lezhës

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas debatit për kampin e emigrantëve që do ngrihet në zonat e Lezhës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu ka ironizuar komentet e opozitës, ku shkruan se “rraca ariane e PD-së la hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqipëri!”

“Po lexoj qe raca e bardhe ariane e shtate PD-ve pa vule, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqipëri!

Dua t’iu them qe e para mos i qaje kush hallin Lezhës sepse priti 4000 afgane dhe nuk u prek nje fije bari, përkundrazi kush punoi për trajtimin e mire te tyre beri leke nga puna. 

E dyta, mos u merrni me ngjyrën e lëkurës se te tjerëve po shikoni me mire ziftin e zullumeve qe ju kane bere te pavotushem.

E fundit, ne nje pike keni te drejte: Edhe ata qe do vijne ne Lezhe nga Afrika përmes Italisë kane me shume shanse ta marrin pushtetin ne Shqipëri se sa ju! 

Këto as une s’kam argument kundër, kështu qe kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni neper penxheret e Kuvendit sic griset ne shtate copa flamurin e PD-se!

Me dashuri nga Lezha mikpritëse,” shkruan Ndreu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit