Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë dhe të ndalojë nënën e dyshuar, një 30-vjeçare që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Paraditen e sotme u gjet në parkingun nëntokësor të pallatit një foshnje e porsalindur e cila u dërgua menjëherë në spital.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.
Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftimin e policisë.