-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Si i bëri “Turizmi” Lekët “rrush e kumbulla” për plehra, sheshe e reklama

Kryesoret

Një audit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë shumë abuzime në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit që drejtohet nga Mirela Kumbaro. Raporti është i gjatë dhe ka evidentuar mjaft probleme. “5Pyetjet.al” e ka lexuar raportin dhe po pasqyron tre nga shkeljet. KLSH thotë se në vitin  2021 u vendosën në dispozicion të këtij dikasteri 100 milionë Lekë për fushatën për turizmin pas periudhës post-covid, por që nuk është raportuar në lidhje koston për njësi.

“Për vitin 2021, në buxhetin e miratuar, në programin “Zhvillimi i turizmit”, në artikullin 602 (shpenzime operative), për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, i është shtuar fondi prej 100,000,000 (njëqind milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free.

Efekti financiar, prej 100,000,000 (njëqind milionë) lekësh, është përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021. Ky produkt nuk ka qenë i planifikuar në PBA 2021-2023 në programin “Zhvillimi i turizmit” dhe në monitorimin vjetor 2021 nuk është raportuar në lidhje me sasinë dhe koston për njësi. Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me Ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008, pikat 27, 31 dhe 32; Udhëzimin e MFE nr. 7, datë 28.02.2018, pjesa 2.5, pika 2; Udhëzimit të MFE nr. 22, datë, 17.11.2016, pika 49”.

Në vitin 2021 kjo ministri nxori nga buxheti 124 milionë Lekë për rregullimin e shesheve në dogana, porte dhe aeroportin e Rinasit. Sipas auditit kjo është pa asnjë plan apo studim paraprak. Gjithashtu investimet u bënë në portin e Durrësit që është dhënë me koncesion dhe të aeroportit të Rinasit, ku fituesit e kontratave e kanë detyrim ta bëjnë vetë. Ndërsa për doganën e Kapshticës në 2018 ishte mbyllur projekti për rregullimin e sheshit.

“Nga auditimi i procedurës së prokurimit me objekt: “Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare” në vlerën 12,480,000 lekë pa TVSh realizuar në vitin 2021 u konstatua se: – Nga MTM nuk rezulton të jetë kryer një studim paraprak për nevojat e realizimit të këtij investimi si prioritet i parashikuar në PBA 2022-2024, me ndryshimet e bëra në PBA me datë 18.10.2021. Ky projekt është planifikuar pa patur një studim paraprak dhe arsyetim se pse është përfshirë si prioritet për vitin 2022, veprime në kundërshtim me VKM nr.185, datë 29.03.2018, “Për procedurat e menaxhimit të investimeve publike” pika 7. – Në ketë procedurë janë përfshirë: a) Porti i Durrësit, i cili është dhënë me koncesion dhe operon në Shqipëri që nga Viti 2013.

Dega Dogana Kapshtice, për të cilën është bërë “Projekti për rikonceptimin e hapësirave të Degës Doganore Kapshticë” në vlerën 4,896,000 leka pa TVSh me kontratën e lidhur mes OE “Gj” shpk dhe AK “Drejtoria e Përgjithshme e Doganës” me nr. 6940/5, datë 04.07.2018 dhe amendimin e kontratës me nr. 19094, datë 17.08.2018. Projekti është finalizuar në datën 01.09.2018.

“Aeroporti i Rinasit” ku me memon nr. 7980, datë 14.10.2021 nuk ka qenë i parashikuar, nga 12 pikat e kalimit të propozuar. Aeroporti është shtuar në “Terma reference” për projektin e zbatimit me objekt: “Rehabilitim i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare”. Gjithashtu “Aeroportit të Rinasit” është nën administrimin e koncesionarit, i cili ka për detyrë për të administruar, operuar dhe mirëmbajtur të gjithë anën ajrore dhe infrastrukturën (përveç kontrollit të trafikut ajror). Sa më sipër përfshirja e tre pikave doganore në procedurën me objekt “Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare”, sjell efekt financiar negativ në përdorimin e fondeve buxhetore”.

Shkelja e tretë ka të bëjë me investimin për landfillin e Kukësit, që sipas raportit është bërë me urgjencë, por teksa ka kaluar një vit nuk është marrë në dorëzim dhe mbetjet kanë bllokuar hyrjen. Investimi prej 280 milionë Lekësh sipas KLSH nuk ka qenë efikas.

“Në kontratën me objekt “Mbyllja, rehabilitimi i mbetjeve urbane nga venddepozitimet ekzistuese (Burrel, Kukës, Libohovë, Përmet, Krujë)” nga verifikimi në vend-depozitimin e Bashkisë Kukës mbetjet urbane nuk depozitoheshin në të, vetëm në hyrje të saj kishte një sasi të vogël mbetjesh inerte të cilat bllokonin hyrjen e landfillit. Nga ana e Autoritetit kontraktor nuk ka një monitorim të situatës se ku depozitohen mbetjet urbane të kësaj bashkie pasi objekti është në periudhën e garancisë dhe nuk ka kaluar si investim kapital përfituesit. Ndërtimi i vend-depozitimit është kryer si rezultat i situatës emergjente të mbetjeve në bashkinë Kukës.

Nisur nga fakti se ky vend-depozitim nuk është vendosur në shfrytëzim edhe pse ka kaluar një vit nga përfundimi i punimeve dhe marrjes në dorëzim gjë që tregon se, situata e mbetjeve në Bashkinë Kukës nuk ka qenë emergjente dhe investimi i kryer nuk ka qenë efikas. Për sa më sipër vlera e investimit prej 27,921,485 lekë pa TVSH, të kryer në vend-depozitimin në Bashkinë Kukës, nga grupi i auditimit konsiderohet shpenzim pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet i fondeve publike deri në këtë fazë të menaxhimit të landfillit. Sa më sipër është vepruar në kundërshtim me ligjin nr.10463, datë 22.09.2011 dhe VKM nr.452, datë 11.07.2012 dhe ligjit nr. 9336, datë 26.06.2008” thuhet në raportin që e disponon “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit