Qytetarë të shumtë kanë protestuar ditën e sotme pas rastit dhunimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat në kryeqytet.
Dhunimi i 3-vjeçares, qytetarët në protestë: Në kopshte s’ka kontrolle, edukatoret të pakualifikuara
Ata nisën tubimin e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë vijuar më tej marshimin deri te Ministria e Brendshme, ku kanë bërë thirrje për dënimin e edukatores Majlinda Dehima, e cila dhunoi dhe i theu këmbën një vajze vetëm 3 vjeç në kopshtin ku punonte.
Në pankartat e tyre qytetarët kërkojnë dënim për Dehimën, ndërsa ka të tjerë posterë ku fytyra e saj shfaqet me një kryq të kuq dhe kërkohet nga autoritetet që të “bëhet shembull”.
Dhunimi i 3-vjeçares, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme