-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kemi prekur fundin”, Eliona Pitarka përlotet në protestën për 3-vjeçaren

Kryesoret

Aktorja Eliona Pitarka është përlotur gjatë thirrjes së saj për qytetarët që të çohen në protestë për të mbrojtur fëmijët.

Gjatë deklaratës së saj në protestën kundër dhunës së ushtruar në kopshtin privat “Stinët” ndaj vogëlushes 3-vjeçare nga edukatorja Majlinda Dehima, aktorja tha se kemi prekur fundin si shoqëri ndërsa ka përsëritur thirrjen për drejtësi.

“Arsyeja pse vendosëm ta zhvillonim pikërisht këtu para Ministrisë së Arsimit është pikërisht për faktin që duam t’i bëjmë pyetjen se “si ka mundësi një kopsht i palicensuar në mes të Tiranës?”

Kjo është e patolerueshme dhe kjo është kërkesa që unë i bëj. Hapi i parë i problemit është tek Ministria e Arsimit, të kontrollohet çerdhe për çerdhe private. Janë duke punësuar njerëz të paaftë, të palicensuar dhe njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur për të edukuar fëmijët tanë. Ata nuk e meritojnë emrin “edukatorët tanë”.

Realisht kemi prekur fundin. Nuk mund ta besoj që jemi duke jetuar në një realitet të tillë ku po na vriten, po na sakatohen fëmijët dhe nuk po merren masa. Të gjithë zinxhirët e të gjitha institucionet, si mund të heshtësh, si mund të transformosh dhe të fshehësh provat para krimit të një fëmije…,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit