-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja palestineze: SHBA dhe BE të na ndihmojnë të jemi të sigurt

Kryesoret

Gazetarja palestineze Taseem Amro thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të maksimalizojnë përpjekjet që populli palestinez të ndihet i sigurtë, pasi sipas saj deri më tani, nuk kanë ndërmarrë hapa seriozë për t’i dhënë fund vdekjeve masive në Gazë.

Duke folur nga Ramallahu, ajo thotë se jo vetëm ky qytet, por i gjithë Bregu Perëndimor është tërësisht i bllokuar, ndërsa po shtohet pasiguria për shkak të sulmeve nga kolonë ekstremistë.

Ajo tha se Autoriteti Palestinez, i cili kontrollon Bregun Perëndimor ka patur një rol të kufizuar në konfliktin e fundit, pasi u gjend i papërgatitur për një situatë të tillë,

Zëri i Amerikës: Ju ndodheni në Ramallah. A mund të na thoni si është akutalisht situata në Bregun Perëndimor?

Taseem Amro: Ramallahu dhe Bregu Perëndimor në përgjithësi është tërësisht i mbyllur. Qytetarët palestinezë janë të bllokuar. Ne nuk mund të shkojmë të vizitojmë familjarët tanë, të cilët, janë vetëm 30 minuta larg shtëpisë sonë. Është shumë e ndërlikuar dhe e vështirë që të lëvizësh në rrugë. Akset tona kryesore rrugore janë të lidhura me rrugët që të çojnë në vendbanimet e kolonëve dhe mund të na kërcënohej jeta nëse kalonim nëpër ato rrugë.

Zëri i Amerikës: Si po e shohin palestinezët aty, situatën në Gazë?

Taseem Amro: Situata në Gazë është shumë e rëndë. Është shumë dramatike. Miq dhe familjarë tanë në Gazë po përjetojnë një situatë të vështirë. Numri i viktimave po rritet ditë pas dite, orë pas ore. Ata po përballen me rrezik për jetën e tyre.

Zëri i Amerikës: Në mendimin tuaja cila është zgjidhja për konflikin mes Izraelit dhe Hamasit se çfarë roli mund të luajnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian në këtë drejtim?

Taseem Amro: Kjo është pyetja më e vështirë. Cila është zgjidhja? Nuk është e lehtë të japësh një përgjigje. Ky është një konflikt që ka nisur që në vitin 1948. Kemi tentuar të gjitha zgjidhjet që mund të çonin në vendosjen e paqes, marrëveshjet, bisedimet, por siç po e shihni ndikimi i situatës tek palestinezët është shumë i rëndë. Çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian që ky vend të jetë më i sigurtë? Duhet të pyesni ata. Ata duhet të maksimalizojnë përpjekjet për të ndihmuar popullin palestinez, që ata të gëzojnë lirinë, dinjitetin e tyre. Në këtë kuptim, ata duhet të bëjnë shumë përpjekje që një gjë e tillë të bëhet e mundur për palestinezët./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit