-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti Sula-Çollaku në Kuvend/ Berisha: Dashi u provokua!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa komentoi incidentin në parlament, tha se Kreshnik Çollaku e provokoi deputetin tjetër të PD-së, Dashnor Sula. Opozita, tha ai, është në protestë dhe nuk duhet që të provokohet.

Të quash opozitë Taulant Ballën mos bëj gabim. Lulzim Basha, më së paku është identik me Ballën, ju e ndoqët gazetarin britanik mbrëmë. Cfarë tha? Një nga ata katër gazetarët e investigimit, tha, Lulzim Bashës ia mbylli dosjen e ëmbëlsirave ruse një zyrtar i lartë i FBI-së që është në vështirësi të mëdha tani.

Unë kam shtruar një pyetje, më thoni një rast që kur ka dalë skandali McGonigal, që Rama të ketë shqiptuar njëherë emrin e tij. Dosjen ruse ia mbylli McGonigal për ta shitur Bashën te Rama.

LIVE-Berisha nxjerr mesazhet: Zoto, Mërtiri dhe roli i Veliajt për inceneratorët!

Ai i mori para? Nuk e di. Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë t’i provokojë ata. Po pse janë? Ata janë në protestë para së gjithash për të drejtat kushtetuese, dinjitetin e deputetit. Cdo deputet që i provokon ata, është provokator i ulët. Protesta nuk provokohet. Nëse nuk merr pjesë, respekto. Por protesta në moral dhe kod respektohet. Ata që provokojnë kolegët e tyre se në protestë për një kauzë absolute të drejtë, ata janë provokator të ulët. Nuk jam për asnjë skenë. Por njeriu në protestë është në protestë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit