Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë në disa qytete të vendit duke pasuar me arrestimin e 25 persona deri në këto momente ndërsa vijojnë kontrollet në baza të ndryshme.
Mërgim Lazri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një arkitekti italian, është arrestuar ditën e sotme nga policia në Dibër.
Mësohet se Lazri është një prej të akuzuarve për vrasjen e arkitektit italian Roberto Morttura në qershor të vitit 2021.
Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29-vjeç, Mergim Lazri, 24-vjeç dhe Flaogert Syla, 26-vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur.
Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre.
Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familjen e tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.
Operacioni i fundit/ Emrat e 16 prej 15 të arrestuarve për vrasje, armë dhe drogë