Japonia njihet për numrin e lart të ishujve, dhe tani në llogari duhet të shtoj një më shumë.
Shpërthimi i një vullkani nënujor ka krijuar një ishull të ri në brigjet e këtij shteti.
Ky vullkan ndodhet rreth një kilometër larg bregut të Iwo Jima, të cilin Japonia e quan iwoto.
Shpërthimi ka filluar prej datës 21 tetor dhe brenda 10 ditëve hiri dhe shkëmbinjtë vullkanikë u grumbulluan në shtratin e detit duke krijuar ishullin prej hiçit.
Ishulli i ri ka rreth 100 metra diametër dhe është deri në 20 metra lartësi mbi nivelin e detit.
Sipas ekspertëve të cilët janë analizuar zhvillimin e ngjarjes ishulli mund të mos ketë një “jetëgjatësi” të madhe, kjo për shkak të materialit nga i cili ai është bërë.
Momentalisht në Japoni numërohen 14.125 ishuj.