-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tymuese dhe karrige të përmbysura në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve demokratë

Kryesoret

Një ditë pas tensioneve në seancën parlamentare, ku deputetë të PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve, grupi parlamentar i PS ka kërkuar marrjen e masave për tre ligjvënës demokratë.

Kështu, përjashtim nga seanca është kërkuar për deputetin Saimir Korreshi, i cili ndezi edhe tymueset në Parlament, Elda Hotin dhe Lindita Metaliajn.

“Situata e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregullt të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023, duke larguar nga vendet karriget dhe vendosur ato si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar atë është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar,” thuhet ne shkresen drejtuar Lindita Nikolles.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit