Tragjedi në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez i ekipit të Egnatias, Tafael Duamena ndërroi jetë ditën e sotme në ndeshjen përballë Partizanit. Ishte minuta e 25-të e ndeshjes kur kapiteni ra në fushë pa ndjenja.
Lojtarët në fushë, stafi mjekësor dhe ambulanca reaguan me shpejtësi duke e dërguar në spital. Ndihma e parë iu dha, por fatkeqësisht nuk ia doli duke ndërruar jetë. Sulmuesi ganez ka pasur edhe më parë probleme me zemrën dhe kjo nuk ishte hera e parë që binte pa ndjeja në fushën e blertë. Në stadium pllakosi heshtja. Futbolli shqiptar në zi.
“Shpejt, shpejt ambulancën”! Heshtje, frikë dhe lutje në Rrogozhinë (VIDEO)









