Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Rafael Dwamena, i cili humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin.
Me lot në sy jashtë spitalit! Ja si e morën shokët e skuadrës lajmin tragjik për Dwamena
Përmes një postimi në “Facebook”, Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.
Begaj ka vlerësuar dhe kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë.
Mjekët: Kur e sollën në spital, kapitenit i kishte pushuar zemra
“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena.
Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.
Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë,” ka shkruar Begaj.
Nga “Sky Sport” te “Marca”, mediat europiane për vdekjen e Duamenës: I shënoi Interit…









