-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ajo që shihni në Kuvend është betejë e shenjtë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama nga Kavaja se është i lidhur me krimin dhe në këtë mënyrë qëndron në pushtet.

Berisha u shpreh se aksioni opozitar në Parlament do të vazhdojë, pasi është një betejë e shenjtë dhe bëhet për idealet e çdo shqiptari që kërkon pluralizmin.

“Të ngrihemi, si në ’90-ën”, Berisha: E keqja ka pllakosur Shqipërinë, të luftojmë për çlirimin e saj

“Çfarë po ndodh në Parlament? Ju garantoj se në këtë diktaturë që Samuel Huntington thotë se diktatura e bandave është më e keqe shumë se diktatura komuniste, naziste. Është forma më e egër e diktaturës.

Çfarë ndodh sot miqtë e mi, pasi në moton e vjetër të dikurshme që ‘populli voton dhe votat ja numëron partia’, tani ‘populli voton dhe votat ja numëron krimin’.

Opozitën ai e urren për vdekje. Unë jam këtu në takimin më të rëndësishëm të jetës time pas vitit 1991, sepse ky pinjoll, apo ky bastard i xhelatëve që përmbysëm në 90 është vërsuluar me urrejtje kundër opozitës.

Pasi korruptoi në mënyrën më të ulët ish kreun e saj, i mori vulën, i hoqi emrin partisë tuaj nga listat, PD. Hoqi emrin e Sali Berishës si kryetar koalicioni, e megjithatë ne 600 mijë shqiptarë nuk u përkulën.

Po tani çfarë ndodh? Tani që me bashkimin e grupit parlamentar ai mori goditjen më të rëndë. Hodhi në aksion veprimet e tij më antikushtetuese, veprimet e tij antiopozitare. Shumëzoi me zero votën tuaj, shumëzoi me zero deputetët në Parlament. Ajo që shihni në Parlament është një beteje e shenjtë. Ne si opozitarë nuk na lën të zgjedhim përfaqësuesin tonë, por thotë do keni Enkeledin e tij,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit