-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denaj rrëzon Ramën: Të fundit në rajon për mbështetjen e bujqësisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sa herë që i vjen rasti nuk lë pa trumbetuar mbështetjen për bujqësinë, pavarësisht se socialisti Erion Braçe nuk është asnjëherë i kënaqur, ashtu si vetë fermerët. Sot kreun e qeverisë e ka ulur me “këmbë në tokë” edhe ministrja e tij, Anila Denaj e cila deklaroi në komisionin e Ekonomisë se buxheti për bujqësinë është i ulët, ndërsa shtoi se në raport me rajonin jemi te fundit sa i përket mbështetjes së drejtpërdrejtë.

Buxhetet për bujqësinë janë të vogla, krahasuar me rajonin, ne jemi të fundit sa i përket mbështetjes së drejtpërdrejtë. Është shumë e rëndësishme që ne të shikojmë që skemat të nxisin prodhimin dhe produktivitetin dhe jo vetëm formalizimin. Ne duhet të shkëputemi nga NIPT-i i fermerit për të shkuar drejt fiskalizimit të ndërmarrjeve bujqësore. Binomi cilësi dhe shkallë është ajo që motivon bashkimin e operatorëve prandaj mendoj se skema e vitit të ardhshëm do fokusohet tek bashkimi i operatorëve.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit tjetër, në hapësirën që na ka dhënë qeveria shqiptare për të sjellë një skemë të qëndrueshme, do të kemi mundësi të rrisim tavanet, por kjo do të jetë në një diskutim kur ne të propozojmë si në bllokun ekomomik ashtu edhe në qeverinë shqiptare skemën e cila do jetë e qëndrueshme 3 deri në 5 vjet me fondit i cili do jetë 3-fish më i lartë se buxheti aktual” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit