-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani në Bruksel: Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE-së

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Bruksel, ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Hasani konfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, teksa nënvizoi se qeveria shqiptare po bën çmos për të përmbushur objektivat e vendosura nga BE.

Varhelyi me Hasanin: Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reforma

“Raporti i javës së kaluar nga KE konfirmon angazhimin e BE ndaj rajonit. Nëse BE forcon rolin e saj global në promovimin e sundimit të ligjit, suksesi i saj në rajonin tonë është vendimtar.

Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë një partner në tavolinë, për të diskutuar sfidat e përbashkëta të sigurisë. Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE, për të përballuar kërcënimet e sigurisë,” u shpreh ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit