-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braktisi foshnjën, nëna: Të dashurin e njoha në rrjetet sociale, por më la

Kryesoret

Egljanta Isufi, 30 vjeçarja që braktisi foshnjën e sapolindur në garazhin e pallatit ka folur sot për arsyet që e çuan drejt këtij veprimi.

Në emisionin “Me zemër të hapur” ajo tregon se fëmijën e lindi në orët e para të mëngjesit. Familja nuk ishte në dijeni të marrëdhënies së saj, çka e vriste më shumë 30-vjeçaren. Drejt atij veprimi e shtyu frika nga familja dhe mungesa e kontaktit me babanë e fëmijës.

Ajo u shpreh se “Jam penduar, veprimin që bëra. Shumë jam penduar. Do e mbaja…..Ai më shkroi, unë fare. Ishte në dijeni të shtatzënisë, por nuk ishte dakord. Mos e bëni kurrë këtë veprim. Jam e penduar, kam qenë në gjendje jo të mirë. Nuk braktiset një fëmijë. Ta sjellë Zoti, jo ta braktisësh. Nëna reagoi shumë keq, më tha; pse nuk shkove në spital. ”

Eglantja e kishte njohur babanë e foshnjës në rrjetet sociale, kishin pasur fillimisht raporte të mira dhe serioze por gjërat ndryshuan. Ata ishin takuar vetëm një herë në Korçë dhe gjatë gjithë shtatzënisë ajo ka komunikuar vetëm nëpërmjet mesazheve me të.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit