-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtria Israelite ngre flamurin në parlamentin Palestinez

Kryesoret

Një situatë teje alarmante vazhdon të mbajë të mbërthyer Lindjen e Mesme.

Nga ajo çfarë raportohet në mediat italiane, ndihmat humanitare janë duke hyrë momentalisht në Rripin e Gazës. Këtë e konfirmoi vet ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, në konferencë për mediat.

“Mendoj se materialet që dërguam po hyjnë në Gaza në këto orë pas shumë ditësh pritje”, tha Tajani.

Deri këtu çdo gjë në rregull, pjesa tjetër është totalisht kaos.

TGCOM24 raporton se sipas Israelit, Hamasi “ka humbur kontrollin e Gazës dhe nuk ka fuqi të ndalojë ushtrinë”. Ushtarët izraelitë hynë në Parlamentin në qytetin e Gazës dhe morën kontrollin e tij. Një konfirmim i cili vjen dhe prej postimit të një fotoje nga ushtarët që shfaqin flamurin israelit pas tryezës presidenciale.

Reagimi i Hamasit ishte i menjëhershëm dhe, përmes zëdhënësit të tij, Ahmed Abdul Hadi , njoftoi se “Hezbollahu do të hyjë plotësisht në luftë me Izraelin nëse Hamasi shkatërrohet plotësisht në Gaza.

Ndërkohë, të gjithë spitalet në veri të Rripit janë jashtë shërbimit. Drejtori i spitalit Al-Shifa të Gazës,  tha se “179 trupa” ishin varrosur në një “varr masiv” brenda objektit.

Në deklaratat për fitore Israeli ka gjetur kohë dhe për lot, ku ka njoftuar dhe vdekjen e ushtarit 19 vjeçar, Noa Marciano i cili u rrëmbye nga Hamasi më 7 tetor dhe që atëherë ishte mbajtur peng në Gaza. “Hamasi vazhdon të përdorë forma çnjerëzore të terrorizmit psikologjik” deklaroi Israeli.

Sigurisht në një moment kur gjetën kohën të nisnin bombardime të tjera ndoshta.

Gjithnjë si burim kryesor “TGCOM24”, raportohet se ushtria Israelite ka nisur bombardime në orët e para të mëngjesit ndaj zonave të banuara me civilë të Libanit Jugor. Kjo u raportua nga burime ushtarake libaneze dhe media lokale.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, pati një bisedë telefonike me homologun e tij hungarez, Péter Szijjàrtò, të cilit i tha se është e nevojshme që “të krijohet menjëherë presion ndërkombëtar mbi Izraelin për të ndaluar agresionin e tij dhe për ta bërë atë të pranojë një armëpushim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit