Tre policë në Ferizaj janë lënduar, pasi gjatë kryerjes së detyrës janë goditur nga një makinë në lëvizje, të cilës i dhanë urdhër që të ndalet. Të dyshuarit në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe kanë braktisur makinën. Gjatë kontrollit në makinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.
“Rr. Gursel & Bajram Sylejmani, Ferizaj 13.11.2023 – 15:05. Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.