-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë/ Makina çau postbllokun dhe hodhi në ajër tre policë

Kryesoret

Tre policë në Ferizaj janë lënduar, pasi gjatë kryerjes së detyrës janë goditur nga një makinë në lëvizje, të cilës i dhanë urdhër që të ndalet. Të dyshuarit në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe kanë braktisur makinën. Gjatë kontrollit në makinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

“Rr. Gursel & Bajram Sylejmani, Ferizaj  13.11.2023 – 15:05. Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit