-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi shpëton kryetarin e bashkisë Kuçovë nga shkarkimi

Kryesoret

Kreshnik Hajdari do të vazhdojë që të jetë në krye të bashkisë Kuçovë. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shqyrtoi ditën e sotme përgjigjen që erdhi nga Greqia, ku Hajdari rezulton i dënuar për shkelje të paligjshme të kufirit. Por Celibashi tha se arsyeja e dënimit të Hajdarit në Greqi, pra shkelja e paligjshme e kufirit nuk është vepër penale që ndalon kandidimin për këtë arsye nuk i ndërpreu mandatin, pavarësisht se socialisti nuk e kishte deklaruar duke e fshehur.

Debati në KQZ

KQZ: Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës kur ka qenë i mitur për hyrje në Greqi në mënyrë të paligjshme. Nuk rezulton që ndaj tij të jetë marrë masë dëbimi, apo që të jetë shpallur në kërkim.

Theodhori Sollaku, avokat i Kreshnik Hajdarit: Nuk ka asnjë shkak për të justifikuar përfundimin e mandatit. Rezulton që në vitin 1999 kur ishte 16-vjeç është kapur nga autoritetet greke për kalim të paligjshëm kufiri. Është bërë një procedurë dhe është dënuar, qortim shoqëror dhe është larguar brenda 24 orëve nga territori grek. Kjo do të thotë se nuk takohet asnjë nga rastet ndaluese të ligjit të dekriminalizimit. Ne nuk kemi dijeni për dëbimin sepse janë informacione policore dhe se në 2017 është hedhur në sistem për një ngjarje që ka ndodhur në 1999. Prokuroria thotë se nuk është dëbuar nga asnjë shtet i huaj.

Përfaqësuesi i PL-së, Altin Kaziaj: Zoti Hajdari është dënuar me formën e prerë. Ai duhet të deklaronte dëbimin. Kishte detyrimin për të lajmëruar dhe sinjalizuar në formular. Ndonëse në faqen e fundit prokuroria ka bërë një lapsus kur thotë që “nuk rezulton që ndaj tij të jetë marrë masa e dëbimit nga një shtet i huaj”, kur në fakt vetë prokurori thotë se ka pasur “dy raste dëbimi”. Le të flasë vetë Hajdari, meqë është këtu në sallë, a është dëbuar ndonjëherë nga Greqia? Prokuroria ka bërë një lapsus, ku thotë se nuk ka masë dëbimi, kur vetë në të njëjtin dokument, thotë se është depërtuar. A nuk është dëbim, deportimi? Le të flasë zoti Hajdari, pse është deportuar?

Përfaqësuesi i grupit të Berishës, Franc Nuri: Ne e prisnim që të vinim në këtë fazë, pasi e kemi depozituar që në muajin Prill kërkesën. Ne i qëndrojmë si koalicion iniciues i kësaj procedure që mandati duhet ndërprerë. Sipas ligjit nuk ka rëndësi masa apo lloji i ndalimit, por nëse dënimi është shkruar në formular. Ai është dënuar me formë të prerë dhe nuk e ka deklaruar në formular. Çfarë parashikon ligji i dekriminalizimit? Ndërprerje e mandatit për shkak të mos deklarimit të një dënimi penal të formës së prerë.

Ilirjan Celibashi: Unë mendoj ta përfundojmë dhe të vazhdojmë me vlerësimin nga ana jonë. Ligji është i qartë dhe ka për qëllim që në zyrën e shtetit të ulen persona që plotësojnë disa kushte dhe kritere që bëjnë të besueshme veprimtarinë e këtij personi. Fakti është që kjo e dhënë nuk përbën, tani e certifikuar, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale që ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi, fakti që nuk e ka deklaruar dhe më pas i ngelet KQZ për ta vlerësuar nëse ishet në kushtet e ndalimit apo jo. Ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti për të paraqitur rrethana apo shkaqe që nuk e ndalojnë të marrë qëndrime publike. Në vlerësimin tim; një subjekt që ka detyrimin për shkak të angazhimit të plotësojë një formular deklarimi nuk ka detyrimin të përfshijë të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të mos kandiduar. Ndaj vlerësoj nuk ka shkak ligjor që kryetarit të bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit