13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Vota e diasporës duhet ligjëruar brenda janarit nga Kuvendi

Kryesoret

Votimi i emigrantëve dhe diasporës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme do të jetë i mundur, vetëm nëse Kuvendi do të kryejë plotësimet ligjore brenda janarit të ardhshëm.

Kështu deklaroi sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një takim të shoqërisë civile me partitë politike, ku u diskutua shqetësim për vonesat e reformës zgjedhore.

Ai theksoi që, nëse Kuvendi nuk do ta kryejë këtë detyrë brenda janarit, atëherë nuk do të ketë votim nga jashtë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot në Tiranë se brenda muajit janar Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të mundësuar votimin e shqiptarëve nga jashtë atdheut në zgjedhjet e ardhshme.

Komisioneri Celibashi i bëri këto komente në një tryezë të partive politike me shoqërinë civile dhe donatorë ndërkombëtarë.

Ai tha se votimi i shqiptarëve nga jashtë është në krye të shqetësimeve për KQZ-në, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që brenda janarit të vitit të ardhshëm Kuvendi të bëjë plotësimet në ligjin zgjedhor për ta mundësuar votimin nga jashtë.

“Do të duhet që Kuvendi i Shqipërisë teorikisht brenda janarit të vitit që vjen, të bëjë plotësimet në ligjin zgjedhor për ta mundësuar votimin nga jashtë. Përndryshe do të duhet ta pranojmë që nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk do të bëjë plotësimet e Kodit Zgjedhor sipas asaj çfarë orienton dhe rekomandon Gjykata Kushtetuese në lidhje me votimin nga jashtë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2025 nuk do të ketë votim nga jashtë”, tha zoti Celibashi.

Rregullat e garës zgjedhore do të duhet të dihen minimalisht një vit para mbajtjes së zgjedhjeve, theksoi zoti Celibashi, duke shtuar se shpresonte që reforma zgjedhore të kruhej brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit