-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“SPAK po shqyrton rastet e nivelit të lartë”, Soreca: Të vijojë luftën pa trysni politike

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, thotë se SPAK-u duhet të vijojë punën për të luftuar pandëshkueshmërinë pa trysni politike dhe pa ndërhyrje.

Soreca i bëri këto komente në një intervistë për Zërin e Amerikës, përpara largimit të tij nga Shqipëria.

Diplomati foli për vëmendjen e shtuar që ka marrë procesi i zgjerimit të BE-së, mbi pritshmëritë për nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë me Shqipërinë në fund të këtij viti dhe ndikimin që mund të ketë Greqia, si dhe për çështjen e programit IPARD, fondet e të cilit për bujqësinë shqiptare janë pezull, pas hetimeve të kryera nga Zyra europiane kundër mashtrimit

Pjesë nga intevista:

Soreca: Keni të drejtë, ka një rritje të vëmendjes për zgjerimin dhe është e qartë që kjo shkon pas në kohë, më 24 shkurt 2022, kur lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi kontekstin gjeopolitik në Evropë dhe Bashkimi Evropian kuptoi rëndësinë që ka politika e zgjerimit për të garantuar sigurinë në kontinentin tonë, prosperitetin dhe stabilitetin në periudhën afatgjatë, sepse Ballkani është në qendër të Bashkimit Evropian dhe mund të jetë subjekt i ndikimit të një vendi të tretë. Ndaj kjo ka sjellë një dimension të ri për zgjerimin.

Në të njëjtën kohë, zgjerimi është një proces shumë kompleks dhe kërkon kohë. Si ta përshpejtojmë procesin? Ja pse, përveç raportit për vendin, Komisioni Evropian ka paraqitur edhe atë që e quajmë Plani i Rritjes. Plani i Rritjes ka një objektiv të qartë. Ka një hendek të madh në nivel ekonomik dhe social mes Evropës Perëndimore dhe Evropës Juglindore, që ndikon tek aftësia e vendit për të ecur përpara. Ndaj objektivi është përshpejtimi dhe ngushtimi i këtij hendeku duke sjellë që më parë disa nga përfitimet që sjell anëtarësimi./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit