Futbollisti francez, 20-vjeçari Valentin Poreye, ka humbur jetën në mënyrë tragjike duke tronditur dhe njëhere botën e futbollit.
Mediat bëjnë me dije se 20-vjeçari vdiq për arsye ende të paqarta. Ish-skuadra e tij e Lilës ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Lilë mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare. Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020,” shkruan klubi.