Një turist britanik 28-vjeç qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në dhomën e hotelit në Turqi. 26-vjeçarja u gjet e vdekur në hotelin e Stambollit në zonën Fatih Mevlanakapı.
Stafi i hotelit raportuan për zhurma që dëgjoheshin nga dhoma dhe më pas gjetën viktimën në një pellg gjaku. Sipas mediave britanike viktima kishte 41 plagë thike dhe kaçavide në qafë dhe trup.
Policia turke arrestoi bashkëshortin e saj në vendngjarje, i cili mbante veshur një bluzë të përgjakur teksa përpiqej të merrte një taksi për t’u larguar.
Çifti kishin ardhur në Turqi më 11 nëntor në aeroportin Sabiha Gökçen. Ata kishin marrë dhomën e tyre të hotelit më 14 nëntor, ku më pas u gjet viktima e vdekur.