-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Zoti nuk harron…”! Fjalët prekëse të kapitenit kuqezi

Kryesoret

Kapiteni i skuadrës së Kombëtares, Berat Gjimshiti është mëse krenar për arritjet e lojtarëve deri më sot. Në një intervistë për Tv Klan, ai tha se ndeshja e fundit me Çekinë ishte ajo që shtoi besimin se Europiani mund të arrihej. Ai falenderoi tifozët e zjarrtë për mbështetjen duke theksuar se ka “rrugë të gjatë përpara”.

Na keni nderuar, na keni bërë krenarë sot! Si është përjetimi?

I papërshkrueshëm, besoj se nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por prapë një pikë na çon në Europian dhe jemi të gjithë të lumtur. U duk dhe në stadium sa shumë tifozë erdhën për të parë ndeshjen, i falenderoj për mbështetjen në këto eliminatore, kemi tifozët më të mirë.

Kur e kuptuat se ne do të shkojmë në Europian?

Të them të drejtën e kuptuam që në ndeshjen e fundit që fituam 3-0 me Çekinë, ishte ndeshja që na dha më shumë vetëbesim të gjithë lojtarëve. Tifozët e kanë thënë që para një muaji. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe duhet të jemi me këmbë në tokë, por prapë vetëbesimi bën ndryshimin.

7 vite e gjysmë më pas prek Europianin, ja ku je! E prek si kapiten, si lideri i skuadrës me meritën më të madhe, Zoti nuk harron ja ku e ke shansin përsëri.

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, kështu që të presim. Me rëndësi të kemi shëndetin, kemi rrugë përpara dhe besoj që kur të vijë ajo koha duhet të shfrytëzojmë çdo moment me e ndje emocionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit