Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu fjalët kundër opozitës pasi skenarit të kaosit sot në Parlament, por kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur duke i thënë se u soll si një frikacak pasi e miratoi buxhetin me 65 gardistë në sallë.
“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.
Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar”, shkruan Bardhi.
Parlamenti flakë, Rama: Po shkërmoqen mbeturinat, Berisha i kërkuar nga drejtësia