-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata shpall fajtorë 6 persona dhe 5 kompani për mashtrim me TVSH

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka shpallur fajtor 6 individë dhe 5 kompani për krijimin e një skeme mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së. Ndër të shpallurit janë edhe dy shtetas italianë dhe kompanitë e tyre.

Hetimet zbuluan se personat e përfshirë, Ilir Q. (I.Q.), Elton B. (E.B.), Andrea E. di D. (A.D.), Salvatore C. (S.C.) dhe Zaho K. (Z.K.), kishin përdorur kontrata fiktive konsulence për të shpërndarë paratë dhe shmangur taksat. Andrea E. di D. u identifikua si organizatori kryesor, ndërsa të tjerët ishin ndihmësit e tij. Kontabilisti Zaho K. u shpall fajtor për trajtim kontabël të gabuar.

Dënimet për individët variojnë nga 3 deri në 4 vjet burg, ndërsa kompanitë e përfshira – “Sidec Alenergy” sh.p.k., “Primis” sh.p.k., “Gainsbourg” sh.p.k., “Al Nair Trading” sh.p.k. dhe “CS International Consulting” – u gjobitën nga 1 deri në 1.5 milionë lekë secila. Prokuroria nënvizoi se skema kishte për qëllim përfitime të paligjshme duke shkelur ligjet shqiptare për TVSH-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit