Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, pritet të takohet sot kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, në burgun ku ndodhet, ky i fundit, në Durrës, sipas mediave greke.
Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.
Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.