-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Broja drejt rikthimit, Duka: Nuk kemi luksin të shpërdorojmë një talent të tillë

Kryesoret

Armando Broja vuajti një dëmtim të gjatë i cili i kushtëzoi aktivizimin në fushë për plot 11 muaj.

Sulmuesi tashmë po kalon periudhën e vështirë duke rigjetur dhe minutat e nevojshme tek Chelsea.

Për Federatën Shqiptare të Futbollit, një lojtar si Broja konsiderohet teje i rëndësishëm, këtë e ka treguar dhe Armando Duka i cili në një intervistë për RTSH tha se Kombëtarja nuk e ka luksin të shpërdorojë një talent të tillë.

“Broja është një talent që nuk na vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe nuk kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Mos kontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit”, tha fillimisht kreu i FSHF-së.

 Ndërkohë Duka shtoi se sfida është për Brojën, që pasi të lërë pas plotësisht dëmtimin do duhet të përshtatet me një Kombëtare që tashmë ka një grup të mirë.

“Kjo mungesë ia vështirëson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shëndetin që ta kalojë problemin dhe të eci përpara. E dyta që të bashkohet dhe të jetë organik me një skuadër që tashmë është vërtet një grup shumë i mirë”, vijoi Duka.

Kreu i FSHF-së beson se Broja do e gjejë mënyrën që të gërshetohet me ekipin.

“Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja”, tha Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit