Policia në Gjirokastër ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar me inicialet L. R., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj vajzës së tyre.
Po ashtu janë referuar materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 30-vjeçar me inicialet K. H., banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka hyrë pa autorizim, në llogarinë personale, në rrjetin social Facebook, të shtetasit J. J., 61 vjeç, banues në Këlcyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.









