Pas SHBA, Britanisë dhe Gjermanisë ditën e sotme ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë për situatën kaotike në Parlamentin e Shqipërisë. Brukseli kërkon dialog gjithëpërfshirës.
“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.
Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë” thotë delegacioni i BE-së në një postim në faqen zyrtare në Facebook.
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka tre kushte për rikthimin e jetës normale parlamentare; komisionet hetimore, bashkë-kryetarin e reformës zgjedhore dhe shqyrtimin e nismave ligjore.