Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbrit dhe në malësinë e Krujës policia njofton se janë bllokuar akset rrugore; Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.
Policia thotë se është në gatishmëri për t’i ardhur “në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve” që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.
Dëbora në Dibër, disa rrugë të pakalueshme, ja ku duhet të bëni kujdes…