Një aksident tragjik rrugor ka shkaktuar vdekjen e një 75-vjeçareje mbrëmjen e djeshme në Porcari të provincës së Luccas në Itali.
Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të një ambulance,75-vjeçarja nuk mundi të shpëtonte. Mediat shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce.
Mësohet se 75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën. Në atë moment po mbërrinte e reja që drejtonte makinën duke shkaktuar aksidentin.
Përplasja ka qenë e dhunshme dhe 75-vjeçarja është hedhur disa metra larg, duke humbur menjëherë ndjenjat për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në kokë.