27-vjeçar Marash Gjoklaj është arrestuar nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj një 19-vjeçare në ambientet e punës së kësaj të fundit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa kjo e fundit ishte në punë. Gjithashtu po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.
Gjoklaj ishte dënuar më parë me 4 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe ishte liruar, me kusht nga gjykata.