Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës situata në vend ka filluar të normalizohet dhe shumica e akseve rrugore janë përsëri të qarkullueshme.
Megjithatë, disa zona në veri të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Siç raportohet, ditën e sotme po punohet për hapjen e rrugëve në Njësinë Orosh, për të bërë të mundur lëvizjen e banoreve në fshatrat Ndërshen, Nënshejt dhe Lajthizë. Këto tri fshatra kanë mbetur të izoluar dhe kanë patur edhe probleme me energjinë elektrike.
Ndërkohë temperaturat e ulëta nën zero kanë sjell ngrica gjatë natës. Për këtë arsye, banorëve iu është kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme.