-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: U betova përpara varrit të Ismail Qemalit, do ta “paketoj” Ramën

Kryesoret

Vetëm 16 minuta pasi u largua Edi Rama, në sheshin e Flamurit në Vlorë për të vendosur kurora me lule ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se u betua përpara “varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiçi shqiptar”, sikur iu referua Edi Ramës, “që sapo vendosi kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë do ta “paketojnë” në Beograd, aty ku ka vendin” u shpreh ai.

Sot mbarë shqiptarët kudo që janë përulen me nderim dhe mirënjohje para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës. Ditës së flamurit kombëtar.

Ditë në fakt e të gjitha ditëve të kombit shqiptar. Me aktin e tij të një vizioni dhe kurajo të jashtëzakonshme, Ismail Bej Vlora bëri të mundur ekzsitencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat në honet e historisë. Sot ata janë anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur.

Por unë erdha këtu, gjithashtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiçi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë do ta “paketojnë” atë në Beograd, aty ku ka vendin.

Tradhtar si ky kombi nuk ka pasur. Ky është një zotim solemn para babait të pavarësisë se Pashiçi nuk do të ketë vend në Tiranë, por të shkojë te Vuçiçi në Beograd” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit