Pasi mbajti për disa javë në fokus intensiv luftën Izrael-Hamas, vëmendja e Antony Blinken ka kaluar tek Ballkani Perendimor, NATO-ja dhe Ukraina, siç raporton “PBS News”.
Në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, aleanca do të riafirmojë mbështetjen e saj për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, do të shqyrtojë mënyrat e zbutjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të shikojë përgatitjet për 75 vjetorin e NATO-s vitin e ardhshëm.
Takimi i NATO-s në Bruksel do të trajtojë gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor ku ka thirrje që NATO të rrisë praninë e saj ushtarake mes shqetësimeve se armiqësia midis Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet në konflikt të drejtpërdrejtë.
Dhuna mes të dyve ka shpërthyer dy herë në muajt e fundit dhe vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
Javën e kaluar, kryeministri Edi Rama i kërkoi NATO-s të rrisë më tej forcat e saj ushtarake në Kosovë dhe të sigurojë kufijtë e vendit me Serbinë, duke paralajmëruar se dhuna e fundit etnike në Kosovë mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë ballkanik. NATO ka forcuar tashmë praninë e saj ushtarake në Kosovë.
Blinken do të nënvizojë mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në rajon, duke përfshirë një angazhim për të mbështetur aspiratat e të gjitha vendeve për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, tha O’Brien diplomati më i lartë amerikan për Evropën.
Kroacia thirrje Serbisë: Të ndalohen përpjekjet për të destabilizuar Kosovën