-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Idriz Batha largohet nga Arabia Saudite, aventura zgjati vetëm 4 muaj

Kryesoret

Aventura e Idriz Bathës në Arabinë Saudite zgjati vetëm 4 muaj.

Mesfushori ka njoftuar largimin nga klubi i Al-Najma, i cili luan në ligën e dytë Arabe, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

31-vjeçari kishte kontratë me arabët deri verën që vjen, teksa gjithçka është zgjidhur me konsensus. Përpara se të kalonte në Arabinë Saudite, Batha ishte pjesë e UTA Arad për dy sezone në elitën e Rumanisë.

Mesfushori ka nisur hapat e parë tek Parizani, më pas ka luajtur me Besën, Teutën dhe Flamurtari.

Rikthimi i tij tek Partizani spikati vite më parë ku mori dhe shiritin e kapitenit.

Gjithashtu ka luajtur dhe me Tiranën ku fitoj titullin në sezonin 2019-2020, si dhe u shpall lojtari më i mirë i atij sezoni.

“Faleminderit Al Najma. Një eksperiencë e shkurtër, por që do të mbetet gjatë në memorien time. Ju uroj shumë suksese dhe gjithë të mirat”, shkruan Batha në mesazhin e lamtumirës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit