Zbardhen detaje të reja nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Berat-Dimal në fshatin Moravë. Mjeti tip “Mercedes” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal dhe ka marrë flakë.
Katër personat që ndodheshin në makinë janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe janë transportuar në spital. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe zjarrfikësish.