Ballkani ka bërë një hap të gabuar duke dëmtuar rëndë shanset që ka për t’u kualifikuar në fazën tjetër në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është mundur sot në “Air Albania” nga Viktoria Plzen, në një sfidë që mund ta kishte fituar duke parë çfarë prodhoi në pjesën e parë të duelit.
Skuadra kosovare krijoi më shumë lojë e raste në pjesën e parë, duke iu afruar golit të avantazhit, teksa në të dytën kishte më pak ritëm dhe vuajti edhe trysninë e miqve, në fund, nëj dalje e gabuar e portierit Koliçi solli golin e Plzen që siguroi kështu një fitore minimale.
Kështu, kampionëve të Kosovës tashmë u duhet një fitore ndaj Dinamo Zagrebit në transfertë për t’u kualifikuar, duke e bërë një “finale” të mirëfilltë ndeshjen e fundit në grup./Panorama Sport